Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të cilën ka diskutuar për organizimin e marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”.

Ky marsh do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në Prishtinë, raporton PrizrenPress.

“Mbështesim fuqishëm këtë iniciativë dhe besojmë në drejtësi të paanshme për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Kjo është një kauzë që tejkalon përkatësitë partiake dhe lidhet me ruajtjen e vlerave kombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka ftuar qytetarët që në Ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës t’i bashkohen marshit në Prishtinë.

“Ndaj, ju ftoj që t’i bashkoheni marshit në Prishtinë, për ta dhënë mesazhin e unitetit dhe respektit për historinë tonë. Liria ka emër!”, apelon Totaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit