Ardhja e këngëtarit serb për festën e Birrës në Korçë – Lorik Cana paralajmëron diçka të papritur

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtar dhe njerëz publikë. Kjo për faktin se ai më këngët e tij ka inspiruar ushtarët serb që të kryejnë gjenocidet në Kosovë dhe të sulmojnë Kosovën në kohën e luftës.

Dhe ndër personazhet që ka reaguar së fundmi për ftesën e Bregovic në atë festë ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana. Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhen e këtij këngëtari në Shqipëri. Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit