20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

28 vjet nga vdekja e poetit Esad Mekuli

Sot mbushen plot 28 vite nga vdekja e poetit Esad Mekuli, shkruan KultPlus.

Esad Mekuli lindi ne Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Ishte poet dhe përkthyes shqiptar. Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Ai kreu doktoraturën në Beograd më 1959.

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Esad Mekuli vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Më Shumë

Gjobitet i riu në Prizren, u filmua duke vozitur me 178 km/h në zonë 50 km/h

Një i ri në Prizren është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është identifikuar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej...

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit