13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ardian Gjini i befasuar me Vetëvendosjen

ArdianGjini-aakNënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, është i bindur se negociatat mes Bllokut Opozitar dhe Vetëvendosjes për qeverisjen e vendit nuk do të ndalen, edhe pse ato po pësojnë ngërçe herë pas here.
Ai ka thënë se kanë mbetur në miljen e fundit.

Duke folur në Zonën B të Klan Kosovës, Ardian Gjini ka pohuar se LDK-AAK-Nisma kanë konceptuale me Vetëvendosjen. Njëra ndër to është edhe Dialogu me Serbinë.
“Nuk besoj se Vetëvendosja do t’i udhëheqë bisedimet, për shkak se vetë insistimi i VV’së për t’i udhëhequr bisedimet, si parti që ka qenë kundër bisedimeve, është mesazh shumë i çuditshëm”.
Gjini, po ashtu, ka thënë se është befasuar nga Lëvizja e Albin Kurtit.

“Është pak befasi gatishmëria e tyre për të qenë pjesë e institucioneve. Fillimisht kam menduar që do të provojnë që ta gjejnë një metodë për ta ndihmuar bllokimin e Qeverisë Thaçi 3”.

Nënkryetari i AAK’së, në vazhdim të intervistës së tij për Zonën B të Klan Kosovës, ka thënë se liderët e Bllokut Opozitar janë të gatshëm edhe për alternativat tjera, nëse nuk ecën puna mirë me Vetëvendosjen.

“Nëse nuk ndodh, çka kemi të bëjmë? Kemi provuar”.
Ai tha se beson që edhe minoritet do ta votojnë të enjten kandidatin e Koalicionit për Kryetar të Kuvendit, Isa Mustafën.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit