“Troja” sjellë “Demokraci”

TrojaRok-grupi i famshëm lokal, “Troja”, ka vendosur që të nisë sezonin veror duke publikuar një videoklip të ri.

Këtë e ka konfirmuar grupi me një postim në faqen zyrtare të Facebook, duke shkruar: “Këto ditë kemi me lëshu spotin e ri, a jeni gati!?”.

Është kënga “Demokraci” ajo që pritet të vijë me videoklip.

“Faleminderit të gjithëve sot që keni qenë pjesë dhe na keni ndihmu me realizu spotin tonë të ri “Demokraci”. Shihemi së shpejti me videon e re! Stay tuned”, ka shkruar grupi në faqen e tij ditë më parë e që tregon se kjo do të jetë kënga e cila do ta rikthej grupin e famshëm në skenën muzikore.

Krijuesit e shumë hiteve, kohë më parë kanë njoftuar se janë në përpunim të albumit të ri e se kur do të dalë në treg, ende nuk është bërë e ditur.

Ky album do të përmbajë 9 këngë, prej të cilave 7 në gjuhën shqipe e 2 në atë angleze.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit