-0 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Ariant Bytyqi vdiq duke e ndihmuar Gentritin, thotë pronari i autobusëve të ‘Sharr Travel’

Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë Sharr Travel, ka treguar në emisionin Frontal në T7 mënyrën se si ka ndodhur rasti tragjik ku humbën jetën, Gentrit Gallopeni 20 vjeç dhe Arianit Bytyqi, 26 vjeçar.

Ai ka treguar se fillimisht ka vdekur Gentriti i cili ka insistuar që shoferi të ndalet për të marrë diçka nga autobusi i kompanisë së njejtë që po vinte në krahun tjetër të autostradës.

“Para se me arritë te Theranda, te ura e Sllapuzhanit ka kërkuar me ndal autobusin. Ndale, ndale i ka thënë shoferit”, tregon Kurtishaj momentin kur ish-punëtori i tij ka tentuar ta kalojë rrugën pa e ditur se në mes të dy traseve ekziston një hapësirë.

Më pas, sipas Kurtishjat ka ardhur automjeti tjetër ku ka qenë Arianit Bytyqi.

“E kanë pa autobusin e parë që u ndal dhe kanë mëndu që ka naj defekt. Kanë shku nja 100 metra ai del nga autobusi. Në momentin kur e merr informacion se Gentrit Gollopeni u rrëzu Arianit Bytyqi shkon për t’i dal ndihjmë Gentritit. Ai nuk e heton që është zbraztinë dhe kcen ku edhe vdes”, ka treguar pronari i kompanisë ku humbën jetën dy të rinj. /Express/

Më Shumë

Policia shqiptoi 1765 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1765 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Fatos Kongoli sot feston ditëlindjen e 81-të, ndër përfaqësuesit më të mirë të letërsisë shqipe

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan dhe sot feston ditëlindjen e 81-të. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë...

Lajmet e Fundit