15.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Arifi: Ndërhyrja e ndërkombëtarëve lajm i keq për Kosovën

Avni Arifi-aakKëshilltari i parë i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka thënë se nëse PDK-ja e Thaçi mendon se vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve mund të qeverisë në mandatin e ardhshëm, atëherë ky sipas Arifit, është një lajm i keq për Kosovën.

“Shpresoj që nuk nevojitet ndërhyrja e ndërkombëtarëve, por PDK shpresoj se do të reflektoj dhe do të hapë rrugë Bllokut për krijimin e institucioneve. Nëse kemi të bëjmë me një parti, që mendon se vetëm ndërkombëtarët duhet me i folë në gjuhë të huaj e me marrë vesh, është lajm i keq për Kosovën. Nëse shpresa e Partisë Demokratike të Kosovës, për me mbet në pushtet është që ndërkombëtarët do t’ia mundësojnë me qeverisë, ky është shumë lajm i keq për Kosovën”, ka deklaruar Arifi për “zeri.ino”.

Sipas tij, Kosova vetë duhet t’i zgjidh problemet dhe punët e veta dhe në asnjë mënyrë, Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të ndërhyjë apo të ndryshoj vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Do të ishte befasi në rast se Bashkësia Ndërkombëtare kërkon nga deputetët e Parlamentit të Kosovës që të votojnë kundër vullnetit politik të tyre. Koalicioni është në një vend sovran dhe të pavarur, po flasim se ne në logjikën tonë ne po rezonojmë ende sikur Kosova me qenë e menaxhuar nga UNMIK-u, por po flasim për rolin e Bashkësisë ndërkombëtare, është e pa imagjinueshme që në Kosovën e pavarur dhe sovrane të jetë dikush nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe të urdhëroj deputetët e Parlamentit të Kosovës që të votojnë për një person që të jetë kryetar i Parlamentit, kushdo qoftë ai. Për mua është e paimagjinueshme dhe kish me qenë një situatë shumë e habitshme. Ne insistojmë në të drejtën tonë, ne insistojmë në vullnetin politik të deputetëve dhe vullnetin e lirë të tyre. Problemin që e ka Kosova sot me kryeparlamentarin, qëndron te fakti se askush nuk dëshiron të jetë partner i Partisë Demokratike të Kosovës, si rezultat i dëshmive të Partisë Demokratike të Kosovës si partner i keq. Unë thjeshtë nuk pres një gjë të tillë”, deklaroi tutje Arifi.

Arifi po ashtu ka thënë se në Kosovë është krijuar një kulturë e keqe që për çdo problem t’i drejtohemi Bashkësisë Ndërkombëtare, i cili shtoi se ka ardhur koha që Kosova dhe kosovarët duhet ti zgjedhin vetë problemet e tyre dhe të mos presin nga askush.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në...

Prizren: Tre muaj pas ndërtimit, dëmtohet rruga Arbanas-Mamushë

Rruga Arbanas-Mamushë u ndërtua dhe u dëmtua brenda 3 muajve. Mungesa e kanaleve kulluese e dëmtoi atë, ndërsa banorët ankohen se kamionët e tonazhit...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit