10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Arkivi i Kosovës çel në Tiranë ekspozitë për Ukshin Hotin

Ekspozita me titull “Bëje ose vdis!”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit, e përgatitur dhe ideuar nga kryeshefi i Agjencisë Shtetërore i Arkivave i Kosovës, Bedri Zyberaj, është hapur dje në Kalanë e Tiranës. Në këtë ekspozitë me karakter historik janë paraqitur fotografi dhe dokumente të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, lidhur me jetën dhe veprimtarinë e Ukshin Hotit.

Në çeljen e ekspozitës të pranishëm ishin kryeshefi i Agjencisë Shtetërore i Arkivave i Kosovës, Bedri Zyberaj, drejtori i përgjithshëm i Arkivave i Shqipërisë, Ardit Bido, administratorja e Kalasë së Tiranës, Klodiana Toptani, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, familjarë, shokë dhe miq të Ukshin Hotit.

Zyberaj vlerësoi lart figurën e Ukshin Hotit dhe tha se personaliteti i tij është shumëdimensional.

“Ka qenë publicist, pedagog, drejtues i institucioneve më të larta, themelues i Ministrisë për Punët e Jashtme të Kosovës në vitet ’70, më pas ka qenë dhe i burgosur politik disa herë. Ekspozita mban titullin ‘Bëje ose vdis!’, i cili është marrë nga një titull i shkrimit i Ukshin Hotit publikuar më 1992”, ka treguar Zyberaj.

Ndërkaq drejtori i Arkivave i Shqipërisë, Ardit Bido, tha se figura e Ukshin Hotit është madhore.

“Figura e Ukshin Hotit duhet njohur më shumë nga rëndësia e tij pasi profilin e tij intelektual dhe politik e krijoi duke ruajtur të njëjtat standarde të ideologjisë shqiptare”, – tha Bido.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në Kalanë e Tiranës deri më 18 korrik.

Më Shumë

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Delirium

Lajmet e Fundit