5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Armiku i madh i Kosovës: Kanceri

Klinika e Onkologjisë Mjekësore, e njohur në opinion si Instituti i Onkologjisë, tregon se rastet e reja me kancer janë të njëjta sikur në tremujoret e para të dy viteve të kaluara.

Në një komunikatë për media, ky Institut thotë se për tre muajt e parë të këtij viti Onkologjia ka ofruar 21.752 shërbime shëndetësore dhe se ka pranuar 190 raste të reja me kancer.

“190 raste të reja që janë lajmëruar në këtë institucion shëndetësor, prej tyre janë 52 tumore të gjirit, 35 tumore të sistemit respirator, 32 tumore të traktit gastroendestinal, 39 tumore të traktit urogjenital dhe tumoret gjinekologjike, 32 tumore të sistemeve te tjera… Gjatë kësaj periudhe, janë ofruar 18.985 shërbime të kimioterapisë, kurse ka pasur 3667 seanca të radioterapisë”, thuhet në këtë komunikatë.

Në komunikatë theksohet se shërbimi i kimioterapisë në fillim të vitit është karakterizuar me mungesa të mëdha të citostatikëve, por se përmirësimi ka filluar në fillimin e muajit shkurt. Në muajin prill ky furnizim mbulon mbi 85-90 për qind të nevojave të pacientëve, krahasuar me buxhetin që ka në dispozicion ky shërbim.

Onkologjia sqaron po ashtu në këtë komunikatë se nuk ka listë të pritjes për kimioterapi, përderisa për radioterapi ekziston lista e planifikimit të rasteve.

“Pas paraqitjes së rastit, pacienti më së largu fillon rrezatimet pas tre jave që është sukses edhe për vendet me shëndetësi më të zhvilluar”, thuhet më tutje në komunikatë.

Më Shumë

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Lajmet e Fundit