7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Arrestime gjatë rrënimit në Prevallë

PrevallaaaGjatë aksionit që ka filluar sot për zbatimin e vendimit për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Prevallë ka edhe të arrestuar, është shprehur për Kosovapress, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

Ministri Gashi ka thënë se aty është ndërtuar pa leje, është uzurpuar toka e shtetit dhe se ka ndodhur një degradim i skajshëm i asaj pjese të natyrës.

“Fatmirësisht një pjesë e qytetarëve kanë filluar të bashkëpunojnë dhe kanë filluar t’i largojnë vetë, disa të tjerë kanë rezistuar. Me ta është marrë policia. Me dijeninë time janë arrestuar disa prej tyre, tash me ta do të merret do të thotë gjyqësia”, ka thënë ministri Gashi.

Objektet e ndërtuara atje nuk kanë pasur as rrjet të kanalizimit të ujërave të zeza, as rregullim të mbeturinave.

Në zonën më të mbrojtur në Kosovë, ministri Gashi, ka thënë se kanë ndodhur degradimet më të mëdha.

Ai ka pranuar se ka pasur kundërshtime disa orë, të organizuara nga njerëz të cilët e kanë krijuar këtë gjendje, por që me ta është marrë Policia e Kosovës.

Ky aksion do të vazhdojë dhe kompanitë kanë përsipër rrënimin dhe largimin e mbeturinave në pjesën ku 100 për qind është ilegale dhe shpenzimet sipas ministrit Gashi do t’i bartin vetë ndërtuesit, por që aktualisht i mbulon MPH.

“Vendimi si i tillë do të implementohet. Ju e dini se ka pas tentativa edhe ma herët, nuk janë zbatu dhe kështu si duket njerëzit kanë mendu se kurrë shtetit nuk do të veprojë atje. Ne i kemi paralajmëru disa herë dhe ky është ai premtim që i kemi dhanë. Shteti do të lëvizë jo vetëm në Prevallë, por duke fillu me Prevallën”, ka thënë Ministri Gashi.

Pas përfundimit të këtij aksioni, ministri ka treguar se do të vazhdohet me pjesën tjetër, ku pjesërisht kanë leje, por ku ka tejkalim të lejeve.

Më Shumë

Banorët e disa fshatrave protestojnë para KEDS-it në Prizren, kërkojnë furnizim të rregullt e cilësor me energji elektrike

Banorët e disa fshatrave të Prizrenit, të premten, kanë protestuar në hyrjen e ndërtesës së KEDS-it në Prizren, duke shprehur pakënaqësinë për furnizimin e...

Muharremaj: Mungesa e energjisë elektrike në Komunën e Suharekës duhet të evitohet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pas pranimit të ankesave nga qytetarët ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit të rregullt me energji...

Lajmet e Fundit