Arrestime të shumta në pikën doganore në Vërmicë

Policia e Kosovës ka kryer arrestime të shumta në pikën e Doganës së Kosovës në Vërmicë.

Janë arrestuar katër kontrabandistë dhe katër doganierë, nën udhëheqjen e prokurorit Admir Sejdiu.

Ata kanë qenë në një vëzhgim disamujor, si të përfshirë në korrupsion, shkruan “Express”.

Të arrestuarit dyshohet që në mënyrë ilegale, përmes korrupsionit, kanë lejuar që të futen në vendin tonë, nga Shqipëria, sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Lajmet e Fundit