16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Arrestohen 25 lypsarë në ‘Shatërvan’ të Prizrenit

Njëzet e pesë lypsarë janë arrestuar brenda dy ditësh në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha tregon se 22 prej të arrestuarve janë shtetas të Shqipërisë. Sipas tij, arrestimi i tyre është bërë në sheshin “Shatërvan”.

“Policia i ka dërguar në Shqipëri lypsarët e arrestuar në Prizren”, tregon Berisha për TVPZ.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ditë më parë i ka shpall “luftë” lypsarëve. Ai ka kërkuar nga policia që të marrin aksion për largimin e lypsarëve nga Prizreni.

“Prania e lypsarëve në qendër të Prizrenit, mund të ndikojë në interesimin e vizitorëve, pasi që ndodhemi në prag të sezonit turistik”, ka thënë Muja

Zëdhënësi PK-së Hazir Berisha, thotë ndërkaq se përveç kryetarit Ramadan Muja kërkesë për largimin e lypsarëve ka pasur edhe nga komuniteti i biznesit.

“Pas disa ankesave të vazhdueshme nga komuniteti i biznesit në Prizren, lidhur me shqetësimin që atyre u bëjnë lypsarët Policia e Prizrenit ka ndërmarrë veprime operative në bashkëpunim të ngushtë me Gjykatën Themelore në Prizren dhe Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë Kufitare të Shqipërisë”.

Berisha thotë se në kuadër të këtij operacioni janë të angazhuar disa policë civil, të cilët janë duke u marrë me identifikimin, kapjen dhe largimin e lypsarëve nga qendra e Prizrenit. /TVPZ/

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh. "Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy...

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

Lajmet e Fundit