Shtyhet seanca ndaj Enver Hasanit

Është shtyrë seanca e parë dëgjimore ndaj Enver Hasanit që ishte i ftuar dje nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me veprat penale, falsifikim i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Shtyrjen e kësaj seance e konfirmoi për KALLXO.com, kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi.

“Enver Hasani i është përgjigjur gjykatës, mirëpo seanca është shtyrë në afat brenda dy javësh për shkak të mungesës së gjyqtarit ndërkombëtar”, tha Hamdi Ibrahimi.

Ai tregoi se ky gjyqtar duhej të dëgjohej para Enver Hasanit.

“Gjyqtari ndërkombëtar ka pasë me u dëgju dhe ka mungu. Fillimisht duhet të dëgjohet ai dhe pastaj Enver Hasani”, tha kryetari Ibrahimi.

Enver Hasani është ftuar në seancë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 13 nëntor 2014 që konsideroi të papranueshme kërkesën e Ombudspersonit për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentes për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Kushtetueses.

Këtë kërkesë e kishte bërë Avokati i Popullit. /kallxo.com/

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit