18.6 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Arrestohen 4 persona të dyshuar për terrorizëm

Katër persona të dyshuar për aktivitet terrorist janë arrestuar në aeroportin e Mançesterit (Angli), pasi janë deportuar nga Turqia.

Arrestimet vijnë pas një hetimi ndaj 9 pjesëtarëve të një familjeje, ku përfshihen edhe 4 fëmijë, të cilët ishin përpjekur të hynin ilegalisht në Siri në datën 1 prill.

Fëmijët janë të moshës 1, 3, 8 dhe 11 vjeç.

Të arrestuarit janë të moshës 22 deri në 47 vjeç.

Policia po punon për të zbardhur arsyet e udhëtimit të tyre në Siri./Top Chanel/

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit