11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Arrestohen 7 fajdexhinj në Prizren, sekuestrohen mbi 300 mijë euro

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, me anë të një komunikate kanë njoftuar se kanë arrestuar shtatë persona nën dyshimin e bazuar për fajde, detyrim, kanosje dhe krim të organizuar.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, ka realizuar një operacion policor lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, që në vazhdimësi merrej me organizimin e fajdeve, detyrimeve dhe kanosjeve.

Sot me dt. 28.05.2015 në rajonet Prizren dhe Pejë (në njëmbëdhjetë lokacione), ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “KRISTAL”, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.

Të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm. Të dyshuarit e arrestuar janë:

1. K. K. dt. L. 1986 Kosovar/shqiptar
2. T. K. dt. L. 1996 Kosovar/shqiptar
3. Gj. K. dt. L. 1962 Kosovar/shqiptar
4. Gj. K. dt. L. 1996 Kosovar/shqiptar
5. B. B. dt. L. 1975 Kosovar/shqiptar
6. B. O. dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar
7. M. K. dt. L. 1960 Kosovar/shqiptar

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

1. Para të gatshme 303.235,oo (treqind e tremijë e dyqind e tridhjetë e pesë) euro; 1.100,oo (njëmijë e njëqind) franga zvicerane;
2. 700 (shtatëqind) gram ari
3. 6 (gjashte) armë kalibrash te ndryshëm;
4. 224 Fishek kalibër te ndryshëm;
5. 7 (shtatë) vetura;
6. 2 (dy) jelekë antiplumb; 2 (dy) shufra policore; 1 (një) radiolidhje; 1 (një) sprej; 1 (një) boks hekuri;
7. 13 (trembëdhjetë) telefona celular;
8. 5(pesë) laptop; 1 (një)shtëpizë kompjuteri
9. Dokumente tjera që vlejnë si prova për procedure.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit