2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për vjedhje

Dy persona janë kapur duke vjedhur portofolin e një të moshuari në tregun e Prizrenit.

Ata janë ndal për 48 orë.

Njoftimi i policisë

Ju njoftoj se sot me date 15/11/2023 në orët e paradites në kuadër të masave shtese ,,dita e tregut’’ dy hetues të Stacionit Policor Prizren, në tregun e plaçkave përball Qendrës Sportive ,,Sezai Surroi’’ në Prizren , kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë zënë në kryerje të veprës penale “Vjedhje nga xhepi”, konkretisht pas një punë të mirë operative – hetimore, duke mbikëqyrur dhe vëzhguar arrijnë qe ti kapin ne flagrancë dy të dyshuar të cilët sapo ia kishin vjedhur portofolin një të moshuari.

Pas arrestimit dy të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor Prizren ku është hapur rasti.
Të dy të dyshuarit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndaluar për 48 ore.

Angazhimi profesional I dy ZP hetues ka sjell rezultat konkret, për çka nga stafi komandues janë falënderuar e inkurajuar të vazhdojnë me angazhim profesional e vigjilent.

Më Shumë

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Lajmet e Fundit