7.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Quni: Ne si LDK i jemi drejtuar Kurtit me një letër për të pasur qasje në dokumentin e draft statutit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Anton Quni në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se deputetët e LDK-së, i janë drejtuar kryeministrit Kurti më një letër për të pasur qasje në dokumentin e draft – statutin të Asociacionit.

Para pak ditësh, ne si deputetë të LDK-së i jemi drejtuar kryeministrit me një letër për të pasur qasje në dokumentin e draft – statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që kryeministri tashmë përveçse e ka pranuar, e ka bërë edhe obligim ndërkombëtar. Mirëpo, deri me tani ne ende nuk e kemi në dispozicion këtë dokument”, tha Quni për Gazeta Blic.

Në mungesë të këtij dokumenti, Quni u drejtohet me pyetje Kurtit: A i referohet ky draft i Asociacionit marrëveshjes së vitit 2013?

Në mungesë të këtij dokumenti, unë më duhet të bëj një pyetje, praktikisht të njëjtën pyetje që kryetari Abdixhiku i ka bërë kryeministrit në seancë parlamentare: A i referohet ky draft i Asociacionit marrëveshjes së vitit 2013? “, shtoi Quni.

Ai thotë se në këtë process ka pasur vetëm një draft, dhe ai është i kryeministrit aktual.

“Me sa di unë, në krejt këtë proces ka pasur vetëm një draft, dhe ai është i kryeministrit aktual. Dhe, nëse ky draft është aq i mirë, nuk e kuptoj se pse po e mban të fshehur! Pse një draft i mirë duhet të fshihet? Mendoj se duhet të publikohet gjithsesi, aq më tepër nëse kryeministri po e vlerëson si të mirë”, tha Quni për Gazeta Blic.

Më Shumë

Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar...

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Lajmet e Fundit