32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Arrestohet i dyshuari kryesor i vrasjes së Flamur Bogajt

PoliciaKS-prangatAzem Boka i dyshuari kryesor i vrasjes së Flamur Bokajt është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren. Arrestimi i tij është bërë sot në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të kufirit me Shqipërin.

Drejtori rajonal i Policisë së së Kosovës në Prizren,Nexhmi Krasniqi tha se arrestimi i Azem Bogajt, është bërë pas një aksioni të koordinuar të Policisë.
“Arrestimi i të dyshuarit për vrasjen e Flamur Bogajt është bërë sot në mëngjes në afërsi të kufirt”, ka treguar Krasniqi për TV Besa.

Ai tha se i dyshuari për vrasje është dërguar në gjykatë dhe është ndalur në paraburgim për 48 orë.

Ndërkaq, një muaj paraburgim ka shqiptuar si masë fillestare, Gjykata Themelore (GJTH) e Prizrenit ndaj të pandehurve Idriz, Remzi dhe Xhavit Boka nga fshati Grejqevc, komuna e Suharekës, të cilët akuzohen se ishin bashkëpjesëmarrës ne vrasjen e kushëririt të tyre, 19 vjecarit Flamur Boka,transmeton “PrizrenPress”.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj, konfirmoi se Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve, pasi të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, meqenëse me datën 03 janar 2015, rreth orës 15:30 minuta, në Grykën e Carralevës, në rrugën e fshatit Grejqevc, në afërsi të lokalit “ Qarri “, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe ngatërresave familjare me palën e viktimës, me dashje, më armë zjarri privojnë nga jeta viktimën Flamur Boka.

Në përshkimin e lëndës, thuhet se rasti ka ndodhur pas takimit të tyre tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, posa i vërejnë të dëmtuarit të cilit ishin në grup, i pandehuri Azem Boka i cili gjendet në arrati, me armë zjarri gjuan në drejtim të tyre, me ç’rast e plagosë rëndë viktimën Flamur Boka, i cili nga plagët e marra në rrugë për në emergjencë ndërron jetë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices. https://prizrenpress.com/417786-2ft/ Sipas...

Lajmet e Fundit