5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Arrestohet i dyshuari që tentoi të dhunonte seksualisht të miturin në Prizren

Policia ka arrestuar sot të dyshuarin i cili me datë 24 gusht ka tentuar të dhunojë seksualisht në qendrën e qytetit të Prizrenit një të mitur i cili kërkonte lëmosh.

Këtë e bënë të ditur nga Zyra për Informim e Policisë në Prizren

Sipas Policisë personi i dyshimtë pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.

“Ju njoftojmë se pas raportimit të datës 24.08.2019 për rastin e tentim dhunimit në qendrën e qytetit në Prizren, ku një i rritur ka tentuar të dhunoj një të mitur lëmosh kërkues, por falë reagimit të disa qytetarëve rasti ka mbetur në tentative dhe i dyshimti ka ikur nga vendi i ngjarjes, njësite hetuese të drejtorisë rajonale në Prizren, pas një pune intensive dhe në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur të identifikoj dhe të ndaloj personin e dyshimtë F.I i lindur në vitin 1984  m/sh/k”, thonë nga Policia.

Rasti është nën hetime si rast “Dhunimi” dhe po bashkëpunohet edhe me institucionin e qendrës sociale. Vlen të theksohet se i dyshimti nuk është nga rajoni i Prizrenit dhe i njëjti është arrestuar sot në Drenas.

Më Shumë

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

Latifi nderon me mirënjohje studenten e talentuar Bademë Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij studenten e talentuar nga fshati Gexhë, Bademë Krasniqi, e cila po...

Lajmet e Fundit