8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Arrestohet personi në Suharekë, i hyri në oborr fqinjit me revole sepse ia shfrytëzoi internetin

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Bllacë të Suharekës, pasi që i njëjti ka kanosur fqinjin e tij me armë zjarri, pasi që është lidhur me internetin e tij.

Policia ka njoftuar se te i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 10 copë fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person për “Kanosje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ në Suharekë.

Më datën 13.05.2022 në orën 15:40, Ankuesi kishte shkuaR në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë të Suharekës, komshiu ka hyr në oborrin e shtëpisë se tij dhe e kishte kanosur me armë zjarri. Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua duke e kanosur me jetë. Me pas i dyshuari largohet.

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S. S., të moshës 48 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tije për arsyeje kyçje të pa rregullt në internetin e tije.

Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:

• Një pistoletë

• Një karikator dhe

• 10 copë fishek

I dyshuari është sjell në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shteti i cili ka rekomandua qe pas intervistës i dyshuari te dërgohet për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.Pas ekzaminimit mjekësor i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit kujdestar ndalohet për 48 ore. Rasti po hetohet na hetuesit policor te stacionit policor në Suharekë.

Më Shumë

“Je e mirë me t’pre në fyt”, prizrenasi tmerron bashkëshorten, e kërcënon me prerje në fyt

Një rast mjaft i frikshëm i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku viktimë si në shumicën e rasteve rezulton të jetë një...

I “shpërfillur” nga ushtria ruse, pse ukrainasit po përdorin ende mitralozin 100 vjeçar

The Economist Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke përdorur disa lloj mitralozësh që kanë hyrë në shërbim në kohën kur Ukraina ishte pjesë...

Shkuarja e nënkryetarit në Durrës me veturë zyrtare përplasë LDK-në e PDK-në në Dragash

Shkuarja e nënkryetarit Selim Kryeziu në Durrës me veturë zyrtare, ka shfaqur përplasje në mes LDK-së e PDK-së në Dragash. Vetura e komunës së Dragashit...

Nipi detyrohet t’ia jap dajës 45 mijë euro, akuzohet se kishte lidhje dashurie me gruan e tij

Një person është detyruar t’ia jap dajës së tij 45 mijë euro, për shkak se pleqtë e fshatit e kishin dënuar atë në bazë...

Mungesë rekorde e punëtorëve në Gjermani, cilat janë profesionet më të kërkuara?

Në Gjermani, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në tremujorin e parë të këtij viti është përkeqësuar më tej, sipas Institutit të...

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi...

20 autobusë nga Prizreni për ndeshjen e barazhit!

Pasi që ka arritur të sigurojë ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, për të kërkuar biletën për në Superligë, Liria pritet të ketë përkrahje...

Aksident në rrugën Zhur -Prizren

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Zhur – Prizren, raporton TV Prizreni. Sipas dëshmitarëve të rastit një person është lënduar ndërsa...

Pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO brenda javësh, thotë Kanadaja

Kanadaja shpreson për një proces të shpejtë pranimi në NATO për Finlandën dhe Suedinë, pasi Finlanda edhe formalisht aplikoi për anëtarësim në aleancën veri-atlantike. Kjo...

Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim Pullat postare “Evropa 2022 – Tregime dhe Mite”

Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2022...

Arrestohen pesë të dyshuar në Prizren për përfshirje në veprimtari penale

Patrullat policore nga Njësia e Reagimit të Shpejtë Prizren dhe hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren, pas mesnate,...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit pret në takim përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra ka mbajtur takim me Kryetarin e Degës Regjionale të Prizrenit të Odës së Avokatëve të Kosovës,...

Fahrije Hoti është “Evropiania e Vitit”

Pronarja e Kooperativës “Krusha”, Fahrije Hoti, është fituesja e sivjetme e çmimit “Evropiania e Vitit”. Fituesja është shpallur mbrëmë nga ambasadori i BE-së në Kosovë,...

Rusia humbi 73 tanke në rajonin e Donbasit

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar të paktën 73 tanke ruse dhe pajisje të tjera gjatë një beteje mbi një lumë në rajonin e...

Aksident në Kojush të Hasit

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Kojush të Hasit. Lëndime trupore ka marrë vozitësi i njërës veturë të përfshirë në aksident. Njoftimi i policisë Fsh. Kojush,...

I bllokuar në Prizren, Sakibi ëndërron Bosnjën

Sakib Ademoviq ka 28 vjet që jeton në afërsi të Prizrenit, por vazhdimisht e ëndërron vendlindjen e tij, Gornja Vërsinjën, që gjendet në afëri...

Lajmet e Fundit