8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Rasti “Abi Çarshia”, përfundon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Komunës së Prizreni

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të akuzuarit Islam Thaçi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi, gjatë fjalës përfundimtare në seancën e së premtes, kanë mohuar akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të lartcekurit, akuzohen se në cilësi të personave zyrtarë kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke rrënuar aneksin e objektit të “Abi Çarshia” Sh.p.k, me ç’rast sipas aktakuzës pretendohet se i shkaktuan dëm afro 70 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori i rastit Mehdi Sefa, në fjalën e tij përfundimtare, ka deklaruar se pas shqyrtimit të të gjitha provave është vërtetuar se të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre, me të cilën kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Të akuzuarit sipas prokurorit Sefa duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin me pjesëmarrje aktive kanë realizuar rrënimin pa asnjë bazë ligjore, pasi që objekti ka qenë në pritje të legalizimit.

Prokurori Sefa, ka propozuar trupit gjykues që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të njëjtit sipas tij, të dënohen sipas ligjit.

“Kërkoj nga trupi gjykues, duke marrë për bazë këto që u theksuan të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, me ç’rast gjatë marrjes dhe shqiptimit të dënimit trupi gjykues të ketë parasysh rrethanat të cilat ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit”, tha prokurori Sefa.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Taulant Hodaj në fjalën përfundimtare ka deklaruar se e mbështet prokurorin e shtetit në ato që i tha, i njëjti po ashtu i ka dorëzuar  trupit gjykues fjalën përfundimtare të tij me shkrim.

Ndërsa, përfaqësuesi i “Abi” Sh.p.k, Irfan Fusha në fjalën përfundimtare ka parashtruar kërkesën pasurore juridike dhe e ka mbështetur fjalën përfundimtare të avokatit Hodaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Islam Thaçi, avokati Blerim Mazreku e ka dorëzuar fjalën përfundimtare më shkrim, ndërsa në pika të shkurtra edhe ka elaboruar  para trupit gjykues, ku mes tjerash deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj të mbrojturit të tij.

“Konsiderojmë se në gjithë provat të cilat janë administruar gjatë këtij procesi gjykues, nga asnjë provë të vetme prokuroria nuk ka arrit të provoj se i mbrojturi im ka vepruar jashtë kompetencave të veta”, tha avokati Mazreku.

Tutje, fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij, avokati Mazreku e ka mbështetur edhe i akuzuari Thaqi, i cili deklaroi se asnjëherë nuk ka tejkaluar kompetencat e tij dhe se çdo here sipas tij, ka pasur kujdes të veçantë në trajtimin e rastit.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarës Jetmire Vrenezi, avokati Adem Vokshi, në fjalën përfundimtare të tij ka mohuar akuzat e prokurorisë, fjalë kjo e cila është mbështetur edhe nga e akuzuara Vrenezi.

Është absurde të krahasohet veprimi i kundërligjshëm me faktin se një vjet më vonë është aprovuar kërkesa dhe është dhënë leja e ndërtimit për pjesën e aneksit të objektit të “Abi Çarshisë” tha avokati Vokshi.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarës Egzona Morina- Thaçi, avokati Valdet Hoxha në fjalën e tij përfundimtare ka theksuar se nga i dëmtuari pronari i “Abi Çarshisë” nuk ka pasur kallëzim penal të ngritur kundrejtë të mbrojturës së tij.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Shqipron Krasniqi, avokati Asman Hoxha, tha se nuk qëndron me konstatimet e prokurorisë.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Kymete Kicaj ka njoftuar palët se shpallja e aktgjykimit të këtij rasti do të bëhet me 17 maj 2022.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Përjetime të trishta të një maturanti-ushtar

Shkruan: Msc. Arton Ahmetaj 13 maji i 1999-s në Korishë As sot nuk mund ta kujtoj saktë nëse atë natë, të largët për nga koha, por...

Mësimdhënësit nesër në grevë, Jasharaj: Paralajmërim për veprime më të rënda sindikale

Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në grevë njëorëshe. Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet do të jenë në grevë nga ora...

Thyhet dera e banesës, gjendet i vdekur burri në Prizren

Policia është njoftuar nga qytetarët për një erë që kundërmonte në një objekt banesor në Prizren. Kur në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet...

Thaçi në Hagë deklarohet i pafajshëm – thotë se nuk i ka kuptuar akuzat e reja për shkak të redaktimeve të shumta

Në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra...

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi...

Kryeministri Kurti takoi komunitetin e biznesit në Iowa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Iowa u takua me drejtorë të zhvillimit ekonomik të disa qyteteve si dhe përfaqësues...

Zyrtare: City transferon Haalandin

Skuadra e Premier Ligës, Manchester City ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Erling Haalandit. City ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje në parim edhe...

“Paradoksale”, Totaj thotë se e vizituan 12 ambasadorë, por askush nga Qeveria Kurti

Shumë urime dhe vizita patën pas fitores në Prizren, tha sot kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj. Totaj në Frontal të T7 tha se për...

Golden Eagle Ylli mposht Prishtinën edhe në ndeshjen e tretë dhe kalon pa problem në finale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 56:75 (11:18, 17:17, 11:25, 17:15), duke kaluar në finale të Play-offit, pasi në...

Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

Ilija Samoilenko, një oficer nga Azov, tërhoqi vëmendjen kur iu drejtua publikut më 8 maj nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal. Ai foli në...

14 gra nga komuna e Prizrenit përfitojnë grante nga “Socio- Projekti 2”

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus, WEntrepreneur, me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund –...

Kosova dhe BERZH-i me marrëveshje për energji efiçiente për Prizrenin

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux në javën e takimeve pranverore...

Totaj flet për mësimdhënësin që akuzohet për pedofili, tregon pse u ndje “dyfish keq”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha në Frontal të T7 se ndjehet dyfish më keq – për shkak të pozitës – lidhur me rastin...

Malisheva fiton nga Gjilani po mbetet në pozitë që e largon nga Superliga

Malisheva ka realizuar fitore nga Gjilani, në ndeshjen e sotme, në kuadër të Javës së parafundit të Superligës. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-4. Sobowale dhe Berisha...

Balje tregon pse ka vendosur ta votojë Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

“Deputete, të lutem votoni për Trustin”, kjo është arsyeja pse deputetja e Grupit e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje ka vendosur të votojë pro...

Policia nis patrullimin me biçikleta në Prizren

Policia e Kosovës ka nisur patrullimin me biçikleta në qytetin e Prizrenit. Policia ka njoftuar se ky aktivitet ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të...

Lajmet e Fundit