25.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Arsim Bajrami: Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në Prizren, i jashtëligjshëm

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT) Arsim Bajram, e vlerëson të jashtëligjshëm konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, që është hapur nga Zyra e Personelit në Prizren. Ai thotë se forma si është hapur konkursi dëmton rëndë sistemin e arsimit në këtë qytet.

“Shpallja e konkursit në fjalë, në formën dhe përmbajtjen si është bërë është e kundërligjshme dhe dëmton rëndë cilësinë e arsimit në Prizren”, thotë Bajrami për “PrizrenPress” .

Zyra e Personelit që vepron në kuadër të Administratës në Prizren, në mbështetje të Ligjit për Shërbyesit civil, më 16 korrik e ka shpallur konkursin për drejtorë dhe zv.drejtorë të shkollave në Prizren. Ky konkurs ka përplasur dy sektorët komunal, atë të arsimit dhe të administratës publike në Prizren.

Ministri Bajrami tregon se MASHT-i është njoftuar lidhur me këtë konkurs nga drejtori i DKA-së në Prizren.

“Inspeksioni i Arsimit menjëherë ka dërguar vendimin për anulimin e konkursit”.

“Ky vendim është apeluar dhe edhe në shkallë të dytë përsëri kemi nxjerr vendim për anulim të konkursit”, tregon ai për “PrizrenPress”

Bajrami thotë se takim, por edhe me shkresë zyrtare, Zyrës së Personelit i është ofruar interpretimi ligjor.

“Ligji nr. 04/L-032 për arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Neni 20, paragrafi 1 përcakton që drejtori dhe zëvendësdrejtori i institucionit arsimor dhe aftësues zgjidhen në bazë të Ligjit mbi arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr 03/L-068 dhe në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT-i me akt nënligjor, duke i shtuar edhe dy përfaqësues të Këshillit drejtues në cilësinë e vëzhguesve në komisionin e përbashkët të emërimit”, tregon ai.

“Po ashtu Neni 34, paragrafi 1 i këtij Ligji përcakton, që kandidatët që aplikojnë për pozitën e drejtorit apo zëvendësdrejtorit të një institucioni arsimor apo inspektorit të arsimit duhet të posedojnë licencën si mësimdhënës të kualifikuar”.

“Ligji për Arsimin në komunat e Republikës së Kosovës Neni 5, pika d) përcakton që zgjedhja e drejtorit dhe/ose zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo- arsimore bëhet në pajtim me procedurat ligjore për rekrutimin dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i nga një komision i caktuar nga Kuvendi Komunal në të cilin dy anëtar do të jenë nga Komuna dhe një nga MASHTI-i.

“Të dy këto ligje janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Prandaj, DKA-të obligohen t’i zbatojnë këto dispozita për zgjedhjen e drejtorit ose zëvendësdrejtorit të institucioneve edukativo- arsimore, pasi që ligjet e lartëcekura janë ligje specifike për arsim”.

“Nga informatat që kemi, konkursi nuk është anuluar ende nga Komuna, që paraqet shkelje edhe të vendime të organeve ekzekutive të Ministrisë, përkatësisht Inspeksionit të Arsimit”.

“Për MAShT-in janë të papranueshme këto shkelje dhe ne do të marrim masa në përputhje me autorizimet ligjore”.

“Çfarëdo procedimi me këtë çështje në kundërshtim me ligjet është i pavlefshëm dhe dëmton rëndë cilësinë e arsimit në Prizren”. ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Punimet në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës në Prizren

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër, më 18.05.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit...

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit