7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Arsim Bajrami: Universiteti i Prizrenit, storie e suksesit

Debati për Projektligjin për Arsimin e Lartë, të mërkurën ka vazhduar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizreni, me udhëheqësit e njësive akademike, senatorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, ku ka marr pjesë edhe Ministri i MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami me bashkëpunëtor dhe Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Ramë Vataj.

Fillimisht Ministri i Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë theksoi se Universiteti i Prizrenit është një storie e suksesit duke shtuar se janë duke punuar për pavarësimin e plotë akademik dhe financiar të tij deri në fund të këtij viti. Gjithashtu ai theksoi se UPZ e gëzon mbështetjen e plotë të MASHT në të gjitha aspektet me qëllim që ky universitet të konsolidohet edhe më mirë.

Ndërkaq, Ministri Bajrami ka theksuar se janë duke synuar të bëjnë një reformë në arsimin e lartë në shumë aspekte me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe menaxhim sa më të mirë dhe të vendosin standarde të larta.

Në këtë kuadër ministri Bajrami ka theksuar se është forcuar roli i Senatit në Universitet, duke i dhënë të gjitha kompetencat e vendimmarrjes akademike dhe rol vendimtar në zgjedhjen e rektorit, i cili sipas ligjit të ri, duhet të jetë kuadër i pjekur akademik dhe jo në proces të avancimit, që të jetë edhe një menaxher i mirë.

Ministri i MASHT i siguroi të gjithë pjesëmarrësit se kontributi i tyre në këtë fazë të diskutimit publik të ProjektligjIt për Arsimin e Lartë do të merret parasysh në draftin final që do të procedohet për miratim.

Ndërkaq, Rektori Vataj theksoi e organet e Universitetit “Ukshin Hoti” do të japin kontributin e tyre që të jetë një ligj sa më i mirë për Arsimin e Lartë, duke shtuar se ka pas përpjekje edhe më herët për reforma në arsimin e lartë mirëpo për shkaqe të ndryshme procesi ka mbet pezull deri më tani.

Dr. Bekim Gashi, zëvendëskryesues i Këshillit Drejtues theksoi se vendosja e standardit sa i përket punimeve shkencore të indeksuara në Web of Science dhe në Scopus është mjaft i qëlluar dhe kjo duhet të definohet aty ku thuhet që Komisionet Recensuese të vlerësojnë punime në ndonjë revistë jashtë këtyre dy mekanizmave. Ndërkaq sa i përket zgjedhjes së Rektorit, me qëllim të mos krijimit të situatave bllokuese do të ishte mirë që Senati ti procedoj dy kandidat për Rektor në Këshillin Drejtues.

Më Shumë

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Lajmet e Fundit