8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Artefakti i gjetur në Banjë të Malishevës shkon për studim në institutin arkeologjik

Artefakti i gjetur në Banjë të MalishevësArtefakti i vjetër rreth dy mijë vjet, i gjetur kohë më parë në Banjë të Malishevës, sot është marr nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, për hulumtim dhe studim, për tu dëshmuar rëndësia e tij historike. Këtë artefakt, drejtoresha për Kutlurë, Rini dhe Sport në Malishevë, Blerta Krasniqi, ja ka dorëzuar u.d. të drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK), Enver Rexha.

Paraprakisht, drejtoresha Krasniqi dhe u.d. i drejtorit të IAK, janë dakorduar që të bëhen hulumtime në pjesën e fshatit Banjë për gjetje tjera arkeologjike, pasi kjo gjetje, mendohet të jetë e vjetër diku rreth viteve 250 të para erës sonë, ndërsa në këtë zonë, janë gjetur edhe dëshmi tjera që dëshmon se kjo pjesë ka qenë herët e banuar dhe e zhvilluar.

Artefakti i gjetur, në formë altari, besohet se është një altar kult, kushtuar hyjneshës Nemesis, gjë që e dëshmon edhe mbishkrimi me shtatë rreshta i gdhendur shumë bukur në këtë guri-altar, ndërsa Nemesis, njihet në mitologji si mbretëresha e hakmarrjes dhe drejtësisë.

Studimi i këtij altari, do të sqaroj gjithçka rreth tij, dhe në të njëjtën kohë pritet të zbardh edhe shumë fakte tjera historike. Ky altar, konsiderohet si gjendje shumë e rrallë dhe me rëndësi të madhe historike. /PrizrenPress.com/

Artefakti i gjetur në Banjë të Malishevës

Më Shumë

FBK-ja dënon ashpër incidentin në Prizren

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme incidentin e rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi...

Zhduket një burrë në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të Policisë në...

Lajmet e Fundit