As këtë javë punëtorët nuk i marrin 170 eurot

Ndryshimet e ligjit për ndarje buxhetore janë miratuar në lexim të parë, megjithatë akoma nuk janë proceduar në komisione parlamentare.

Hekuran Murati, kryetar i Komisionit për Financa, tregon se akoma nuk është në rend të ditës shqyrtimi i projektligjit që u miratua në lexim të parë.

Ai tha se në javën tjetër pritet të procedohet projektligji nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

“Jo, sot nuk do të procedohet ky projektligj, besoj që javën tjetër për shkak që duhet kohë më shumë për të shqyrtuar amandamentet”, ka thënë Murati per indeksonline.

Me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve, do të bëhet e mundur që të ekzkutohen pagesat, sipas Pakos Emergjente të hartuar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. /Express

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit