16.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Hoti: LDK-ja t’i harron votat në Has

RamadanHoti-pdkPartia Demokratike e Kosovës (PDK) në Has është shprehur e revoltuar me qëndrimin e LDK-së, rreth formimit të komunave në Has.

Kryetari i Degës së PDK-së në Rogovë, Ramadan Hoti tha se populli i Hasit e në veçanti anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë të indinjuar me sjelljen dhe deklarimin e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së në Parlamentin e Republikës së Kosovës Ismet Beqiri, i cili në seancën e fundit “në mënyrë më poshtëruese për popullin e Hasit” u deklaruara kundër vullnetit të popullit në lidhje me miratimin e Ligjit për formimin e dy komunave atë në Rogovë dhe në Gjonaj të Hasit.

“E shohim të udhës, që për opinionin e gjerë ta bëjmë publike kërkesën tonë të vazhdueshme për komunën e Hasit, për të cilën kërkesë vazhdimisht na është premtuar nga të gjitha subjektet politike pa përjashtim, dhe asnjëherë në të kaluarën ata të cilët sot po e kundërshtojnë një vendim të tillë nuk e panë të udhës që ta bëjnë realitet dëshirën dhe vullnetin e popullit të Hasit. Këtë kërkesë e bëri realitet Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ndërkaq partitë tjera që na premtuan jo vetëm se nuk e përkrahën, por me cinizëm të pa shoq dhe me “kuti” antipopull e denoncuan vendimin e Qeverisë së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese. A thua pse? Sepse nuk pati guxim LDK-ja ta pranojë një realitet historik, apo pse ajo vet nuk e bëri këtë veprim, pas aq shumë premtimeve që i dha popullit të Hasit përmes ish -kryetarit të Prizrenit Eqrem Kryeziut e shumë të tjerëve”, tha Hoti.

“I nderuari Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Beqiri me bashkëpunëtorët tuaj, me çfarë të drejtë do të kërkoni votën e hasjanëve, kur ju dilni haptazi kundër vullnetit dhe kërkesës sublime të tyre?”, pyet Hoti.

Sipas tij, Hasi në të kaluarën ka dhënë burrështetas që e nderuan kombin në të gjitha sferat e jetës. ”Hasi ka dhën kontribut në fushën e luftës dhe të traditës së shtetformimit është figura madhe e kombit nga Hasi i madhi Skënderbe, themelues i gjuhës Pjetër Bogdani, dhe së fundi Hasi ishte porta e lirisë së Kosovës, andaj nuk e kemi merituar ne si hasjanë një përbuzje dhe një pengim të zhvillimit të kësaj treve”, tha Hoti.

“Qëllimin e pengesës mund ta imagjinojmë se i keni bërë llogaritë me gjuhën e votave, por populli i Hasit më në fund do ta kuptojë dhe pamëshirshëm do t’i ndëshkojë të gjithë ata që u përpoqën ta ndalojnë bërjen realitet të funksionimit të komunave në Has”, tha Hoti.

Sipas tij, Hasi ka qenë dhe do të mbetet djep i kulturës kombëtare. “Andaj të gjitha ata që e ngrenë gishtin kundër këtij vendi të mendojnë se janë duke e ngritur gishtin kundër vetvetes”, tha Hoti. /PrizrenPress.com/

Vrasjen në Malishevë, prokuroria: Viktima dhe dorasi kishin mosmarrëveshje për punë

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e mëngjesit të së mërkurës në fshatin Banjë të Malishevës. Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë...

Vidhet një veturë në Nashec të Prizrenit

Një veturë është vjedhur  në fshatin Nashec të Prizrenit. Policia po e heton rastin. Nashec, Prizren. 25.09.2023 - 02:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga...

Lajmet e Fundit