15 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

Asnjë koalicion në zgjedhje deri tash, partitë kanë kohë vetëm deri nesër

Asnjë parti nuk ka deklaruar koalicion parazgjedhor deri më tani, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këtë kanë kohë ta bëjnë vetëm deri nesër. Megjithatë, janë disa rregulla të përcaktuara në Ligjin për zgjedhjet të cilat duhet të respektohen nga partitë politike për të lidhur koalicion ndërmjet vete, shkruan Gazeta Express

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Express se afati për deklarim të koalicioneve është deri të martën në orën 18:00.

Ai ka shtuar se koalicioni mund të përbëhet vetëm nga partitë politike.

“Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes Koalicionit, duhet që të njoftojnë KQZ-në deri më datë 12 janar dhe deri në orën 18:00. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme koalicioni mund të përbëhet vetëm nga partitë politike”, ka deklaruar Elezi.

Elezi ka deklaruar se deri të hënën, KQZ nuk ka pranuar asnjë njoftim për koalicion nga partitë politike.

“Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se partitë politike duhet t’i kenë parasysh rregullat e përcaktuara në Ligjin për zgjedhjet.

“Partitë politike të cilat nuk e njoftojnë KQZ-në se do të garojnë në këto zgjedhje si koalicione, ato nuk mund të aplikojnë për certifikim dhe të garojnë si pjesë e koalicionit pas afatit të paraparë. Po ashtu, partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit, pas datës 12 janar nuk mund të garojnë si të vetme në zgjedhje”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se partia e cila tërhiqet nga koalicioni pas datës 12 janar, nuk mund të garojë e vetme e as të lidhë koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Partia politike e cila tërhiqet nga koalicioni pas datës 12 janar, nuk mund të garojë si e vetme dhe as të lidhë koalicion me ndonjë parti tjetër. Ndërsa, pjesa tjetër e atij koalicioni mund të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu, të gjitha partitë e regjistruara që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje, duhet që të nënshkruajnë formularin e pëlqimit të koalicionit”, ka deklaruar Elezi.

Ndërkohë, disa prej zyrtarëve të PDK’së dhe Nismës kanë dalë pro një koalicioni ndërmjet këtyre dy partive, por deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare.

Edhe nga AKR’ja kanë deklaruar se do të lidhin koalicion me LDK’në, por kreu i kësaj të fundit, Isa Mustafa, në një prononcim për Express të dielën tha se partia e tij do të hyjë e vbetme në zgjedhje.

Mustafa tha se mund të përfshihen në listën e LDK’së bashkëpunëtorët që ka pasur kjo parti në të kaluarën./Express/

Më Shumë

Analistët: Dorëheqja e Mustafës e vonuar

Dorëheqja e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas rezultatit të dobët të kësaj parti në zgjedhjet e 14 shkurtit, po konsiderohet...

Prizren, u mbajt gara “Olimpiada Matematike”

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), sot ka organizuar mbajtjen e garave "Olimpiada Matematike" në nivel komune me nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta,...

Kandidatët më të votuar për deputetë nga PDK-ja në Prizren

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara...

Kështu dukej rruga Gjonaj-Tupec mëngjesin e sotëm, policia thotë se zona është pastruar menjëherë (FOTO)

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, kjo zonë është liruar për lëvizje dhe nga kjo shembje gurësh, nuk ka pasur dëme në...

Punëtorët e Telekomit me letër udhëheqësve, kërkojnë shpëtimin e ndërmarrjes

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës u ka nisur letër liderëve të vendit lidhur me kushtet dhe gjendjen në Telekom....

Në cilësinë e dëshmitarit, flet koordinatori i inspektorëve në Prizren, në rastin ku ish-inspektori i ndërtimit po gjykohet për korrupsion

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i cili po akuzohet për...

3500 zyrtarë policorë do të përfitojnë nga mjetet e ndara prej Qeverisë

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka alokuar 700 mijë euro shtesë për zyrtarët policorë. Ato mjete do t’u jepen 3.500 policëve, të cilët nuk...

Sulm fizik në Krushë të Madhe

Një person është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë në fshatin Krushë të Madhe. Viktima ka pësuar lëndime trupore. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë...

Vallja e Tropojës, përgatitet dosja për në UNESCO

Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës...

Rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll

Pas ndeshjeve në Kupë dhe dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, sot (e mërkurë) rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll. Gjatë ditës së sotme do...

Klinaku: Publikimi i dosjeve të UNMIK-ut është dashakeqës dhe me pasoja

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se publikimi i dosjeve të UNMIK-ut rreth vrasjeve të Xhemajl Mustafës dhe Ekrem Rexhës është...

Albin Kurti, Agjencisë së Privatizimit: Mos sfidoni mekanizmat institucional, mos provoni të hapni valë të re të privatizimit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka drejtuar një kërkesë ndaj Agjenicisë Kosovare të Privatizimit. Ai ka thënë se ky institucion nuk duhet...

Ja pse virusi doli nga laboratori/ Studimi befasues nga Gjermania

Universiteti gjerman i Hamburgut ka publikuar një studim të bujshëm. Qëllimi i studimit është që të hedhë dritë mbi origjinën e koronavirusit. Sipas gazetës BILD,...

Përfshihet nga zjarri podrumi i lokaleve tek tregu i gjelbër në Prizren

Raportohet se podrumi i lokaleve tek tregu i gjelbër në Prizren, në rrethana të pa njohur është përfshirë nga zjarr, njofton Policia e Kosovës,...

Katër të arrestuar nga aksioni te Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, janë arrestuar në aksionin e sotëm të policisë...

Shkencëtari gjerman: Unë kam prova, virusi është bërë në një laborator

Shkencëtari gjerman Roland Wiesendanger pretendon se ka prova që koronavirusi nuk kaloi nga kafshët tek njerëzit, por që ai filloi në një laborator. Numri dhe...

Lajmet e Fundit