Aventura e mbrojtësit Astrit Thaqi me fanellën e Ballkanit ka mbaruar. Ai tashmë është futbollist i Dritës nga Gjilani.
“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi.
Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin.
Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare”, ka njoftuar Drita.
“Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani”.