2.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

ATK në kërkim të një operatori të ri për furnizim me Arka Fiskale

ATK në kërkim të një operatori të ri për furnizim me Arka Fiskale

Lajme

Gazeta Express

01/11/2021 13:43

Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës, kanë cuar një hap para procesin e fiskalizimit, duke i hap rrugë operatorëve të rinjë, për pajisje me arkë fiskale dhe në të njëjtën kohë, duke e rritur konkurrencën dhe hapjen e tregut, me këtë mundësi.

Procesi i fiskalizimit në Kosovë, përmes PEF/SF është një nga proceset më të suksesshme që ka siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë dhe se deri tani, një përqindje e madhe e bizneseve, operojnë duke aplikuar sistemin ekzistues fiskal, më konkretisht arkat fiskale.

Kosova numëron 4 kompani, të cilat janë të licencuara për t’i pajisur bizneset me Arka Fiskale.
Javë më parë, të shtyrë nga kërkesa direkte e Ministrisë së Financave, disa operatorë kanë dalë në treg me ofertën më të favorshme për bizneset, pas së cilës bizneset tani nuk kanë arsye të refuzojnë fiskalizimin.

Lajmi se ATK, bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr.02/2018 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale dhe në mbështetje të dokumentit “Kërkesat specifike teknike dhe funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/ Sistemet Fiskale”, po u hap rrugë operatorëve të rinjë që të futen në treg dhe është një lajm i mirë për të liberalizuar edhe më shumë tregun e fiskalizimit dhe përmbylljen e procesit të fiskalizimit.

ATK ka njoftuar se të gjithë ata që synojnë të bëhen operator të autorizuar për furnizim, instalim dhe mirëmbajtje të Pajisjeve Elektronike Fiskale / Sistemeve Fiskale (PEF/SF) mund të aplikojnë, pasi t’i plotësojnë kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar, të cilin mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së.

Linku për aplikim përmes sistemit: https://arka.atk-ks.org/#/requesteconomicoperator/create

Më Shumë

Kryeziu: Skema kriminale e vjedhjes së votave i paska shtrirë duart edhe në Malishevë

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë. KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/reel/742192722290064 Ai ka bërë me dije se...

Nga një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim votash, ryshfet e kanosje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të...

Lajmet e Fundit