Avdyli kërkon nga LDK’ja të reagojë për Gërvallen, thotë se ishte zyrtare e tyre kur dha deklaratat për UÇK’në

Deputeti nga lista ‘Guxo’, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po qëndron e heshtur karshi, siç e quan ai, “fushatës” kundër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Avdyli, në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se LDK po qëndron në “heshtje mortore”, duke thënë se deklarimet e dhëna të Gërvalla-Schwarz ishin gjatë kohës sa ajo ishte në këtë subjekt politik.

“Tash është një heshtje mortore në LDK për këto raste. Ka qenë qëndrim i LDK’së dhe zyrtarë të LDK’së janë vra, mendoj që Donika e ka zbulu atë frymë të politikës dhe mendoj se nuk ka gabu asgjë, sepse është shumë normale. Të gjitha partitë politike duhet të kërkojnë zbardhjen e vrasjeve të pasluftës”, ka thënë ai.

“LDK po hesht, është për t’u çuditur. Në njëfarë mënyre po pajtohen me këtë fushatë që po i bëhet një ish-zyrtare e LDK’së. Është nxjerrë nga konteksti ajo deklarata, por ka të bëjë me vrasjet e pasluftës”, deklaroi tutje ai.

Ai ka folur edhe për përplasjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se deputetët e PDK’së patën sjellje të pahijshme ndaj ministres.

“Disa deputetë me të vërtetë, jo të gjithë, sjelljes e tyre ka vetëm një emër rrugaçëri e stilit klasik. Të fyhet një grua, një Ministre …Të shkohet te tavolina e të shahet. Gërvalla është sharë, është fyer”, deklaroi tutje ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit