Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

Haxhi Avdyli, kandidat në Listën e Vetëvendosjes për deputet, njëherit edhe anëtar i iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, ka orientuar mediet në atë se çfarë duhet të trajtojnë ato.

Avdyli, me anë të ‘Twitter’-it, ka shkruar se mediet duhet të merreshin me, siç e quan ai, animin politik të kryetares së Këshillit Qëndror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakës.

“Më temë e mediave u bë kinse kêrcënimi i V.Dakës se sa kërcënimi nga vetë ajo i demokracisë me cenim të Votës së lirë me animin saj politik”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të mos-certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë ku është edhe ish-deputeti i LDK’së Haxhiu.

Daka ka vlerësuar se ndihet e kërcënuar nga deklaratat e dhëna ditëve të fundit nga akterë të rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Express/

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Lajmet e Fundit