17.6 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

Avokatja kërkon përjashtimin e gjyqtarit në rastin e Antigona Morinës nga Rahoveci

Antigona Morina vdiq gjashtë vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës. Bashkëshorti i saj, Hilmi Zena, përpos që nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, ka përkeqësuar gjendjen duke vazhduar marrëdhëniet seksuale me të.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), në një komunikatë për media, thotë se më 18 mars 2018, nga mediumi Koha raportohet për skandalin e radhës të organeve të drejtësisë lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës së ushtruar ndaj grave në Kosovë. Rasti karakterizohej me zhdukjen e dokumenteve zyrtare të ankesës nga ana e Prokurorit për rastin e Antigona Morinës. Po të mos ekzistonte presioni i raportimit nga mediat, por edhe nga familja, kjo viktimë do të harrohej nga drejtësia kosovare.

RrGK, pas reagimit të dërguar mediave, më 23 mars organizoi protestën #DrejtësiPërAntigonën para objektit të Gjykatës në Rahovec duke kërkuar urgjentisht reagim adekuat të drejtësisë, ku dyshohej se Gjykata në Rahovec ka zhdukur ankesën e bërë nga Prokuroria pas vendimit i cili ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin kryesor, Hilmi Zenën. Poashtu RrGK kërkoi që sa më shpejt të adresohen edhe lëshimet për këtë rast meqë asgjësimi i shkresave zyrtare nuk paraqet vetëm përgjegjësi disiplinore por është vepër serioze.

“Tutje, Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin ta kthejë në rigjykim. Për t’u siguruar që familja e të ndjerës do të përfaqësohet drejt, RrGK, me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, angazhoi përsëri avokaten Fehmije Gashi Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës. Duke qenë se seanca e radhës është caktuar me 4 qershor, avokatja Bytyqi me 17 maj i ka dërguar Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja e çështjes penale kundër Hilmi Zenës. Kërkesa bazohet në dyshimet e arsyeshme në mos objektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin”, thotë RrGK.

Kjo organizatë thotë se ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore. Duke ndëshkuar dhunën përmes dënimeve meritore për kryesit e veprave penale, institucionet e drejtësisë japin mesazhin e duhur se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje dhe se krimet e tilla makabre do të marrin dënimin e merituar.

Prandaj, përmes këtij shkrimi RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin vendimet e duhura në mënyrë që rasti të gjykohet drejtë dhe të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit.

Rrjeti i Grave të Kosovës është rrjet i 126 organizatave të ndryshme të të drejtave të grave në gjithë Kosovën që synon të mbrojë, promovojë dhe mbështesë të drejtat e grave dhe vajzave.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Adem Aga Gjonit në Prizren: Ruajtja e trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka ndarë një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Prizrenit, duke publikuar imazhe të shtëpisë historike të Adem...

Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri–Kosovë, kërkohen më shumë lehtësira në kufi

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinit shohim gjithnjë e më shumë prezencë të mjeteve që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës, por edhe...

Lajmet e Fundit