13 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

“Bad Boys 3” vjen me eventin Premiere Night në Cineplexx

Dyshja e njohur Will Smith dhe Martin Lawrence rikthehen së bashku me filmin “Bad Boys 3”.

Për këtë premierë më 16 janar, Cineplexx organizon eventin “Premiere Night me shumë shpërblime nga brende të ndryshme! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë.

Filmi flet për Marcus Burnett, i cili tani është një detektiv policie, dhe Mike Lowery, i cili është në krizë të jetës së tij, duke mos gjetur përmbushje në asgjë, të cilët bashkohen sërish kur një mercenar shqiptar, vëllai i te cilit ata vranë, u premton atyre nje bonus të rëndësishëm.

Filmi vjen nën regjinë e Adil El Arbi dhe Bilall Fallah ndërsa në rolet kryesore luajnë Will Smith dhe Martin Lawrence.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx organizon edhe eventin Premiere Night prej orës 19:00 ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme si: Springfield, Timberland, Celio, Guess, A&M, Aztech Electronics, Button Electronics, Reload Arms, dhe Fivestar.

Për më shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS

Eventi do të fillojë prej orës 19:00, ndërsa do të zgjasë deri në ora 23:00.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU, ku mund t’i gjeni në uebfaqen e Cineplexx.

Më Shumë

Përleshje mes babait dhe djalit në Prizren

Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe djalit të tij ka eskaluar në dhunë fizike brenda shtëpisë familjare në Prizren. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898 Sipas burimeve të Sinjalit...

Raportimi i kronikës së zezë, raportimi me ndjeshmëri – Mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?

Nga Musa Sabedini Po i referohem vetëm disa rasteve të fundit siç ishte vrasja e policit Muhamet Lika, të rastit tragjik të dizajnerit Festim Isufi...

Lajmet e Fundit