2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Bajrami premton zgjidhje të shpejtë të çështjes së fëmijëve të veteranëve në UP

arsim bajramiMinistri i ri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes mes rektoratit dhe shoqatave të dala nga lufta për pranimin e studentëve, raporton KTV.

Ai ka theksuar se për këtë çështje pritet të diskutohet të hënën në mbledhjen e qeverisë.

Derisa kjo çështje pritet të diskutohet të hënën në qeveri, kreu i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se nuk ka pasur nevojë që të vijë puna që me këtë çështje të merren instancat më të larta, ndërsa presin që qeveria të marrë një vendim të drejtë.

Jashari ka paralajmëruar se nëse këta studentë nuk do të pranohen, nuk do të kursehen të shprehin pakënaqësinë ndaj secilit institucion.

Çështja u polemizua shumë, por rektori refuzoi të respektonte një memorandum të nënshkruar mes ish-rektorit Mujë Rugova dhe këtyre shoqatave për regjistrimin pa provim pranues të fëmijëve të kategorive të dala nga lufta.

Më Shumë

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Lajmet e Fundit