18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

VV në Malishevë: Drejtori i Arsimit vazhdon me veprime të kundërligjshme

VV ne malisheve 1Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë me shqetësim ka pranuar njoftimin publik të lëshuar nga Drejtoria e Arsimit në Malishevë përmes së cilit i kërkohet qytetarëve që të sjellin informacione për fëmijët e tyre që dëshirojnë t’i regjistrojnë në çerdhe.

“Kjo formë e veprimit nga drejtoria e Arsimit është në kundërshtim me Ligjin 03/L-068 për Arsimin në Komuna, Ligjin 04/L-32 për Arsimin Parauniversitar, Ligjin 02/L-52 për Edukimin Parashkollor, dhe me aktet nënligjore dhe standardet e parapara për funksionimin institucioneve parashkollore. Ky veprim është shkelja e radhës që Drejtoria e Arsimit në krye me Blerim Thaçin po bën brenda pak muajve, duke na bërë të qartë se kjo drejtori punon pa planifikim dhe në kundërshtim me bazën ligjore, dhe si i tillë ky drejtor duhet të shkarkohet sa më parë sepse Komuna e Malishevës dhe qytetarët e saj nuk e kanë luksin të mbajnë mbi supe veprimet e dëmshme dhe denigruese në arsim të Drejtorisë dhe Drejtorit në fjalë”, thuhet në komunikatën e VV-së në Malishevë.

“Qeveria e Kryetarit Begaj si duket definitivisht nuk është e zonja t’i kryej detyrat elementare dhe formale pasi që ky hap i drejtorit të tij përveç se ka probleme të thella që lidhen me transparencën, profesionalizimin dhe ligjin, ai ka si pasojë edhe diskriminimin, dhe abuzimin me detyrën zyrtare ashtu siç ndodhi gjatë konkursit të mësimdhënësve. Kjo është tendencë e hapur për të luajtur me nevojat e qytetareve, dhe përpjekje për të manipuluara që tani me listat e fëmijëve që mund te pranohen në institucionin parashkollor në themelim e sipër”.

Për të arritur deri tek procesi i shpalljes për pranimin e fëmijëve në çerdhe, sipas VV-së do duhej që paraprakisht të plotësoheshin parakushtet e në përputhje me ligjet, standardet dhe kriteret përkatëse që janë:

• Çerdhja e fëmijëve të jetë e ndërtuar në tërësi dhe të bëhej pranimi teknik i saj nga ana e Komunës;
• Ministria e Arsimit duhet ta licencojë çerdhen e fëmijëve duke u siguruara që ajo plotëson kushtet teknike dhe kushtet tjera për funksionim të parapara me ligj dhe akte nënligjore;
• Komuna në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe komunitetin dhe në përputhje me ligjin dhe nevojat të definonte grupmoshat e fëmijëve, numrin e stafit dhe kualifikimet e tyre bashkë me plan-programin adekuat;
• Kuvendi Komunal të nxjerrë rregulloren për funksionimin e çerdhes publike të fëmijëve, përfshirë përgjegjësitë konkrete, strukturën menaxhuese, rolin e komunitetit/prindërve, stafin, buxhetin dhe kriteret për pranimin e fëmijëve në çerdhe;
• Drejtoria Arsimit të shpall konkursin për pranimin e stafit edukativ-teknik për çerdhen e fëmijëve sipas ligjit, standardeve dhe kritereve të parapara;
• Drejtoria e Arsimit të bëjë trajnimin fillestar të stafit dhe personelit duke bashkëpunuar me Ministrinë dhe Institucionet tjera parashkollore të Komunave tjera;
• Komuna të caktoj dy komisione: komisionin për verifikim dhe pranim në çerdhe dhe komisionin për shqyrtim të ankesave;
• Komuna përmes Drejtorisë së Arsimit të shpallë konkursin për pranimin e fëmijëve në Institucionin Parashkollorë.

Ne do t’i drejtohemi organeve përkatëse qendrore që ta shqyrtojnë dhe ndalojnë një veprim, i cili mund ta dëmtojë rëndë funksionimin e çerdhes së fëmijëve që ka qenë një nevojë e kamotshme, e realizuar si kërkesë dhe presion i qytetarëve dhe jo i ndonjë interesimi apo aktiviteti të qeverisjes lokale përfshirë këtë të tashmen.

Më Shumë

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, Nagavci kërkon maturi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga SBAShK-u të jenë të matur në deklarimet e tyre për protestë...

Lajmet e Fundit