Balaj: Nisma nuk ndjehet e rrezikuar për moskalim të pragut

Kandidatja për deputete nga Nismës Socialdemorakte, Albulena Balaj ka deklaruar   se Nisma nuk ndjehet e rrezikuar për moskalim të pragut pasi siç ka thënë ajo janë 25 vota mbi pragun dhe presin që ky numër të rritet. “Nuk ndihemi të rrezikuar sepse kemi pas rritje. Nuk besoj se kjo na rrezikon neve për të mos e kaluar pragun. Momentalisht jemi 25 vota. Me rinumërimin e vendvotimeve tjera do të dalin edhe vota të tjera”, ka theksuar ish deputetja Balaj.

Këto ditë pati deklarata nga partia AKR, e cila është në koalicion me Nismën se kjo e fundit i ka dëmtuar në zgjedhje dhe se ekziston mundësia që AKR të dalë nga koalicioni. Për këtë Balaj ka thënë se është zgjedhje e AKR-së nëse dëshiron të qëndrojë në koalicion apo jo. Sipas saj në parti akoma nuk është folur se çfarë do të ndodhë tutje pas certifikimit të rezultateve.

“Është zgjedhje e AKR-së nëse e bëjnë. Por ajo që mund të them është se ne nuk e kemi shqyrtuar ende as ne kryesi dhe as në organe të partisë se cilat do të jenë veprimet tona në të ardhmen. Por ka kohë pas certifikimit të rezultateve ne jemi këtu për të diskutuar”, ka deklaruar ajo.//ZERI

Previous article
Next article

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit