24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Ballkani kthehet te fitoret, mposhtë me lehtësi Feronikelin

Ballkani është rikthyer te fitoret në BKT Superligë ku në kuadër të xhiros së 25-të ka mposhtur Feronikelin me rezultat 6-0.

Suharekasit pa shumë mund kanë mposhtur skuadrën nga Drenasi në një ndeshje të cilën e dominuan nga fillimi deri në fund.

Ishte minuta e tetë kur vendasit fituan penallti, derisa Armend Thaqi gaboi, por nga topi i rikthyer shënoi për 1-0.

Në minutën e 37-të, Meriton Korenica shënoi për ta ngritur epërsinë e Ballkanit në 2-0.

E katër minuta më vonë, Blend Baftiu u përkujdes për ta ngritur epërsinë në 3-0, ku me tre gola epërsi të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 59-të shënoi Mevlan Zeka për 4-0.

Për golin e pestë u përkujdes mbrojtësi i majtë Arbër Potoku që realizoi në minutën e 78-të, derisa mitrovicasi shënoi edhe golin e gjashtë në minutën e fundit për rezultatin përfundimtar 6-0.

Ballkani vazhdon kryesimin në BKT Superligë me 51 pikë, derisa Feronikeli mbetet e fundit me vetëm 11 pikë. /Telegrafi/

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Mot i nxehtë: Temperaturat arrijnë deri 37°C

Për ditën e sotme parashikohet mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Sipas IHMK-së, gjatë ditës, në pjesën perëndimore priten edhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit