4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve përballë Santa Coloma

Ballkani ka fituar 2-1 me Santa Coloma në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të.

Youssef El Ghazoui ishte ai që shënoi për 1-0, duke e lënë Enea Koliçin pa gjasa për të reaguar.

Por, Ballkani u rikthye pas vetëm 20 minutash, kur shënoi për 1-1 me anë të Lindron Emerllahut, që realizoi nga penalltia.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë nuk kishte shumë nga dy ekipet, por që kampioni i elitës së futbollit kosovar shënoi golin e fitores.

Ilir Daja tenton që me disa zëvendësime të përmbyste rezultatin, derisa strategjia e tij funksionoi shumë mirë.

Bernard Karrica ishte heroi i Ballkanit, kur realizoi për 2-1 në minutën e 90+2-të, për t’i siguruar ekipit kosovar një fitore tejet të rëndësishme.

Ballkani do të luajë edhe ndeshjen e dytë, por tani si vendas, duke synuar që të mbyllë kalimin në rrethin tjetër kualifikues në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit