Balotazhi për Suharekën, pa koalicione

Logoo PDK, LDK, AAKPartia Demokratike e Kosovës e Kryeministrit Hashim Thaçi mobilizoi doktorë shkencash për ta marr drejtimin e komunës së Suharekës, por kandidati i tyre, Ramë Vataj nuk arriti që të hynte as në balotazh.

Në garë e balotazhit më 1 dhjetor shkojnë Salih Asllanaj i LDK-së së Isa Mustafës me 34 për qind të votave dhe Bali Muharremaj i AAK-së Ramush Haradinajt me 30 për qind të votave.

Të dy kanë vendosur të garojnë të vetëm, pa koalicione.

“Nuk kemi koalicion me ndonjë parti. E kemi përkrahjen e Vetëvendosjes”, thotë për Express Sali Asllanaj.

Ai ka edhe një arsyetim pse nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore.

“Koalicionet parazgjedhore janë pazare politike dhe ne nuk jemi për pazare politike”, thotë ai.

Edhe i dyti me vota në këtë garë, Bali Muharremaj i AAK-së thotë që do të garoj vet.

“As nuk kem negociuar dhe as që do të bëjmë koalicion me asnjë parti, e as me PDK-në”, ka thënë Muharremaj për Express.

Të dy besojnë që do të jenë fituesit e kësaj.

Salih Asllanaj thotë se do të fitojë pasi njerëzit e Suharekës janë dëmtuar nga qeverisja e AAK-së ndërsa Bali Muharremaj konsideron se do të fitojë këtë garë vetëm pse AAK-ja qeverisi mirë me këtë komunë.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit