9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Më kë do të shkojë në koalicion Bashkimi Demokratik?

Ura e gurit ne prizrenPas një muaj të fushatës intensive të partive politike për ta bindur qytetarin që të votojë për njërin apo subjektin tjetër politik dhe pas ditës së zgjedhjeve të tre nëntorit, java që po e lëmë pas rrodhi e qetë. Subjektet politike, pa përjashtim, gjatë gjithë kësaj jave kanë qenë të mbyllura në zyre të tyre, duke i mbledhur rezultatet nga vëzhguesit e vet.E vetmja ngjarje që ndodhi gjatë kësaj jave, është koalicioni i Partisë Demokratike, me koalicionin e përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë. Ky koalicion në Prizren u pa si një veprim i paralajmëruar dhe nuk ishte i befasishëm, ndërsa e gjithë vëmendja politike në Prizren është përqendruar se me kë do të shkojë në balotazh Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës.

Përqindja e fituar e votave nga Bashkimi Demokratik e kanë shndërruar këtë subjekt politikë në faktorë, i cili mund të jetë vendimtar në balotazh.
Kreu i këtij subjekti politikë në prononcimet e kësaj jave ka deklaruar se ka pasur ftesa edhe nga zyrtarët e PDK-së e edhe nga ata të LDK-së për të pirë kafe, por nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë se në cilën anë do të rreshtohet në zgjedhjet e 1 dhjetorit në balotazh.

Më kë do të shkojë Bashkimi Demokratik?. Kjo pritet të merret vesh gjatë javës së ardhshme, sepse nga burimet përbrenda këtij subjekti politik, kontaktet janë duke vazhduar.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në bazë të deklaratave të deritashme të zyrtarëve të saj, si në qendër si në Prizren, duket se parapëlqen të qëndrojë në opozitë, dhe do të ia lë votuesve në dorën e tyre që të zgjedhin të votojnë për njërin apo tjetrin kandidatë. Partia Konservatore e Kosovës, pritet t’i ketë dy ulëse në Kuvendin Komunal, dhe deri në shpalljen përfundimtare, kur do të merret vesh përfundimisht se a do t’i ketë ky subjekt dy vende, apo do ta ketë vetëm një, zyrtarët e PK-së nuk kanë preferuar që të deklarohen për njërin apo subjektin tjetër politikë.

Duke e pritur përcaktimin e forcës reale, pritet që Partia Konservatore megjithatë të përcaktohet për njërin ose subjektin tjetër politikë. Derisa partitë e komuniteteve që në rundin e parë janë përcaktuar që ta mbështesin kandidatin e PDK-së partitë tjera të vogla, nuk e kanë të çartë nëse e kanë fituar nga një vend në Asamble, që dikush t’I ftonë për bisedë për përkrahje të njërit apo tjetrit krah. Sidoqoftë e gjithë kureshtja politike në Prizren është se me kë do të shkojë Bashkimi Demokratikë. Java që vjen pritet të jetë më e gjallë sa I përket zhvillimeve politike dhe përgatitjes për balotazh të subjekteve që e kanë këtë të drejtë./TVO/

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit