Ban Ki Moon: Dhuna e djeshme e papranueshme

Organi Ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë sot në New York për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm dhe për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Bosht i raportit të fundit për zhvillimet në Kosovë, i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka qenë thirrja për ndalje të dhunës për ç’gjë ai ka akuzuar drejpërdrejt partitë opozitare.

“E dënoj përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës. Aktet e tilla dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë,” thekson në raport Sekretari Ban.

Mbi bazë të këtij reflektimi të Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe mbi zhvillimet e ditëve të fundit, sot pasdite në New York Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë mbi raportin që përfshin periudhën raportuese prej 16 korrikut deri më 15 tetor.

Raporti thekson se janë ‘marrëveshjet e 25 gushtit që kanë nxitur protesta nga partitë opozitare të Kosovës, në përbërje të “Vetëvendosjes,” “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” dhe “Iniciativës për Kosovën”. Sekretari Ban në mënyrë kronologjike ka regjistruar në raport incidentet dhe ndërprerjet e punës së Kuvendit si rezultat i hedhjes së gazit lotsjellës dhe dhunës tjetër të përdorur. Veprimet që janë parë në tetor, sipas Sekretarit të Përgjithshëm janë ‘të papajtueshme me parimet dhe normat e një shoqërie të civilizuar dhe demokratike.’

Në seancën e sotme Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja në Washington DC, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiq.Mosardhja e zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi është arsyetuar me nevojën e qëndrimit në Kosovë pas përshkallëzimit të situatës dhe protestave të ditëve të fundit. Kryesuese e radhës në takimin e sotëm do të jetë Britania e Madhe.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit