11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Banorët e fshatit Breznë bllokojnë rrugën Dragash-Prizren, për shkak të mungesës së energjisë elektrike

Gjatë ditës së sotme, banorët e fshatit Breznë, e kanë bllokuar rrugën Dragash-Prizren, në shenjë proteste për mungesë të energjisë elektrike për më shume se 24 orë.

Njëri nga pjesëmarrësit ka thënë për Klankosova.tv, se banorët s’kanë pas rrymë që dy ditë.

Tutje, ai theksoi se energjia elektrike është ndalur vetëm në fshatin e tyre.

“Sot ka qenë një organizim rasti nga disa prej banorëve. Rruga është ndërprerë për rreth 30 minuta, pas dy orëve ka ardhur energjia elektrike, e cila ka munguar prej dje, deri në orën 16:00, vetëm në fshatin tonë”.

Në fund tha se nuk përjashtohen protestat edhe në të ardhmen, sepse kjo gjë po përsëritet çdo vit.

Më Shumë

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Lajmet e Fundit