3.2 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Banorët e Krushës apel Lulzim Bashës: Dorëzo filmimet e masakrës!

21 vite më parë Krusha e Madhe u bë dëshmitare e një prej masakre të paprecedent në historinë e Europës Moderne.

Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS ndaj Servisë, këtu në këtë vend më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe që kishin rrethuar fshatin gjetën grupe familjesh krushiane prej të cilave Ekzekutuan 241 djem dhe burra.

Plagët e kësaj masakre më madhja gjatë luftës çlirimtare në Kosovë thotë i dërguari Top Channel në Krush Muhamed Veliu, nuk janë shëruar ende. Ato janë hapur përsëri në një kohë kur disa prej udhëheqësve të UCK po përballen me akuza në Hagë.

Ishte një mëngjes i acartë Marsi kur një skuadër e ushtrisë serbe nisëm bastisjen dhe djegien e 850 shtëpive të Krushës së Madhe që ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Prishtinës. Pasi veçuan gratë dhe fëmijët ekzekutuan burrat. Selami Hoti ka humbur babanë në këtë masakër.

“Këto foto janë e të zhdukurve nga Krusha, këtu i pari është profesori Ukshin Hoti, i cili është zhdukur nga burgu i Dobrovës, i liruar më datën 16 maj i vitit 1999 dhe më pas vetëm ata e dinë çfarë ka ndodhur me të. Ndërsa të tjerët janë familje të tëra, sikurse këta që janë vëllezër, këta këtu vëllezër, ja dhe babai me tre djem”, tha ai.

Kjo varrezë është dëshmia e dukshme e asaj çfarë ndodhi në Krushë. Por ka edhe dëshmi të tjera për cilat Selami Hoti bën këtë apel.

“Një nga provat më të forta janë këto varre këtu që i kemi, është një video regjistrim që është bërë nga zoti Milaim Vellanica, në atë kohë atë dëshmi ia ka dërguar zoti Lulzim Basha. Andaj në këtë rast do të shfrytëzoja rastin publikisht për t’i kërkuar jo vetëm zotit Basha nëse din apo e ka atë material, këtë e bëj publik”, u shpreh ai.

21 vite më pas në këto kohë të vështira për Kosovën të gjithë ne jo që nuk duhet ta harrojmë gjakun e derdhur në Krushë, por me çdo kusht e çdo çmim duhet t’ja përcjellim brezave këtë kosto të lirisë të Kosovës.

Banorët e këtij fshati në shenjë përkujtimi të 64 personave që u zhdukën nga serbët, i kanë hapur varret për të gjithë ata , por këto varre vazhdojnë të jenë të zbrazëta. Top Channel

Më Shumë

Mungesa e ngrohjes shtyn reprizën e shfaqjes “Ping-Pong dhe Dashuri” në Prizren, DKRS-ja premton zgjidhje të shpejtë

Rikthimi i Teatrit “Bekim Fehmiu” në skenën brenda Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” është shtyrë përkohësisht. Në fakt repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Ping-Pong dhe...

Prizreni zyrtarizon tre basketbollistë të huaj

Para xhiros së dhjetë të Superligës, KB Prizreni ka bërë të ditur se ka angazhuar tre basketbollistë të huaj të ri në ekip, pas...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit