10.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Barcelona nis misionin për ta “rrëmbyer Lewandowski-n në fund të këtij sezoni

Futbollisti i Bayern Munich-ut, Robert Lewandowski, me shumë mundësi do të transferohet te Barcelona në të ardhmen e afërt.

33-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në fund të sezonit 2023, i cili nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në Gjermani.

Sulmuesi polak dëshiron t’i bashkohet projektit të Xavi-t me Barcelonën, i cili po lidhet me një transferim në këtë afat kalimtar veror.

Drejtuesit e klubit katalanas i kanë bërë të ditur Pini Zahavit, agjentit të sulmuesit 33-vjeçar, se janë të gatshëm të paguajnë 30 deri në 35 milionë euro për kartonin e polakut.

Gazetari i prestigjiozes spanjolle “Marca”, Gerard Moreno, raporton se Mateu Alemany, drejtori sportiv i klubit spanjoll, i ka ofruar golashënuesit më të mirë të historisë së Bundesliga-s një kontratë dyvjeçare, me opsionin e rinovimit deri në vitin 2025.

Te Barcelona po shtyjnë Zahavin t’i bëjë “presion” Bayern-it që të lejojë shitjen e Lewa-s në këtë afat kalimtar të verës, për t’i dhuruar Xavi-t një sulmues që garanton gola.

Në anën tjetër, drejtuesit e Bayern-it kishin deklaruar më herët se nuk do ta lejojnë polakun të largohet gjatë kësaj vere pa i mbaruar kontrata.

Megjithatë, një shumë prej mbi 30 milionë euro, është e vështirë të refuzohet, duke pasur parasysh që, në fund të sezonit 2023, do ta humbasin me parametra zero.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Nikqi rikthen buzëqeshjen, Liria fiton pas eliminimit nga Kupa

Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në...

Shën Valentini në burg (tregim)

Konstandin Dhamo Ajo po qëndronte në këmbë përpara shkallëve të Televizionit dhe shkruante me ngut në një bllok të prishur. -?Mirëmëngjesi ! -?O, ç’kemi … -?Ç’po zhgrap ashtu...

Lajmet e Fundit