14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Basha: Dorëheqjet nuk e dëmtojnë Partinë Konservatore

Munir Basha, PKKryetari i Partisë Konservatore të Kosovës (PK) Munir Basha nuk ka marrë zyrtarisht dorëheqjen e gjashtë anëtarëve të Kryesisë të këtij subjekti politik.

Ai tha se lajmin për dorëheqjen e tyre e ka marrë nga mediat dhe postimi i vetë anëtarëve në Facebook. “Ne nuk kemi marre zyrtarisht asnjë kërkesë për dorëheqje. Atë e kam parë në ‘PrizrenPress’ dhe në faqen personale në Facebook-u të anëtarit Taner Kotles”, tregon Basha.

Taner Kotel, Merit Ashikferrki, Nurja Qyrt, Sebel Shole dhe Diner Derver, kanë dhënë dorëheqje nga Partia Konservatore. Ata dorëheqjen e tyre e kanë bërë publike në formë të shkruar edhe në rrjetet sociale.

Partia Konservatore është formuar pas përplasjeve dhe largimit të disa anëtarëve nga Partia e Drejtësisë. Ky subjekt politik për herë të parë ka planifikuar të garojë në zgjedhjet lokale në Prizren. Deri më tash ka arritur të formojë disa degë dhe nëndegë në Prizren.Në kohën e përgatitjes për zgjedhjet e nëntorit, Partia Konservatore, ka filluar të përballet me dorëheqjet e para.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha se pavarësisht dorëheqjes së gjashtë anëtarëve të Kryesisë, PK-ja do të vazhdojë rrugën e vet politike. “Dorëheqja e tyre është e natyrës personale. Ne e respektojmë vendimin e tyre. Këto dorëheqje konsideroj se nuk do të dëmtojnë imazhin e PK-se, edhe pse do të dëshironim që ata të vazhdojnë të jenë pjesë rrugëtimit tonë të filluar në nëntor të vitit të kaluar. Sidoqoftë, unë i falënderoj ata, e në veçanti z.Taner Kotle për kontributin e dhënë, sidomos në fazën e formimit dhe strukturimit tone si parti”, tha Basha.

Sipas tij, arsyet e dorëheqjes janë ideologjike. “Arsyet thonë se janë të natyrës ideologjike. Pra, mendojnë se me aktivizimin e tyre në PK nuk mund t’i shërbejnë kauzës nacionale turke. Ne ua kemi sqaruar se nuk jemi parti turke, edhe pse jemi të hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Basha për “PrizrenPress”.

Ai tregon se pjesë e PK-së vazhdojnë të jenë edhe një grup aktivistësh turk. “Në Kryesi kemi edhe një anëtar të nacionalitetit boshnjak”, shprehet ai.

Burimet e “PrizrenPress-it” , ndërkaq bëjnë të ditur se disa anëtarë që kanë dhënë dorëheqje nga Kryesia e PK-së, janë të interesuar të kalojnë te Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës. “Ata janë të interesuar që t’i bashkëngjiten Zafir Berishës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova sonte kërkon fitore ndaj Qipros

Kosova sonte luan ndeshjen e dytë ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas asaj humbje dëshpruëse në stadiumin “Fadil Vokrrri” të Prishtinës, “Dardanët”...

Ylli me përmbysje kualifikohet në gjysmëfinale

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Prizren, Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, ku me përmbysje shënoi fitore ndaj...

Lajmet e Fundit