2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Shtohet fluksi në kufirin e Vërmicës

Kufiri ne vermicNë gjashtë mujorin e parë të këtij viti është shtuar numri i hyrje daljeve në kufirin e Vërmicës, krahasuar me një vit më parë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se këtyre ditëve të verës kur temperaturat po shënojnë rritje po vërehet fluks më i madh në këtë pikë kufitare, por falë masave që i ka ndërmarrë policia nuk po krijohet ndonjë tollovi.

Në periudhën janar – qershor sivjet përmes pikë kalimit kufitarë të Vërmicës kanë hyrë dhe dalë 967mijë e 768 perona, kurse në periudhën e njëjtë kohore të vitit të shkuar totali ka qenë 873 mijë e 350. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili dha këto statistika i tha Radio Kosovës se numri më i madh është regjistruar në hyrje.

”554 mijë e 696 persona kanë hyrë, kurse 413 mijë e 72 persona kanë dalë nga kjo pikë në këtë gjashtë mujor, përderisa vitin e shkuar në po të njëjtën periudhë kanë hyrë 456 mijë e 616 persona e në dale 461 mijë e 734”, tha Kelani.

E vapa e madhe e këtyre ditëve ka shtuar fluksin në Vërmicë për dallim nga muaji i shkuar kur ishte shënuar një rënie e madhe e numrit të udhëtarëve. Kelani thotë se policia kufitare i ka marrë më kohë të gjitha masat dhe po e përballon fluksin pa ndonjë problem.

Qytetarët të cilët hyjnë dhe dalin përmes kufirit të Vërmicës, pikë që e lidh Kosovën dhe Shqipërinë shprehën të kënaqur me procedurat, ndërsa thonë që pritjet të jenë disa minutëshe.

Autoritetet e larta policore në kufirin e Vërmicës thonë se autostrada i ka mënjanuar bukur shumë tollovitë e shkaktuara në këtë pikë gjatë verës nga radhët e gjata të automjeteve që viteve të shkuara ishin disa kilometërshe.

Më Shumë

Përurohet shtatorja e heroit, Agim Shala

Nëna Halime, nuk kishte se si të mungonte në përurimin e shtatores së birit të saj të shtrenjtë, Agim Shala. Ajo mundohej të qëndronte...

Shënohet manifestimi “Muzgjet e Prizrenit”

Shoqata për Kulturë dhe Art “ Fidani” në Prizren, ka organizuar sot manifestimin “Muzgjet e Prizrenit”. Manifestimi u organizua për nder të  28 Nëntorit. Poetët I ...

Lajmet e Fundit