Bashkë në protesta

Dy subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën” do t’i bashkërendojnë aktivitet e tyre me Lëvizjen “Vetëvendosje” për ta kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët e AAK-së dhe të “Nismës” kanë thënë se e mbështesin paralajmërimin e “Vetëvendosjes” për protesta kundër krijimit të këtij Asociacioni.

Të premten nënkryetari i parë i “Vetëvendosjes”, Driton Çaushi, ka thënë se nëse arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit, atëherë ajo do të jetë marrëveshja më e dëmshme që nga pavarësimi i vendit.

Çaushi ka thënë se megjithëse Qeveria po premton se nuk do të ketë lëshime ndaj Asociacionit, duke u bazuar në lëshimet e mëhershme të Qeverisë, e njëjta gjë pritet edhe tani, prandaj ai ka thënë se protestat do të jenë vetëm njëra nga format që do të përdoret për ta kundërshtuar atë. /Zëri/

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit