Bashkësia Islame suspendon Irfan Salihun

Bashkësia Islame e Kosovës, sot ka marrë vendim që të suspendojë nga puna imamin e Prizrenit, hoxhë Irfan Salihu.Ky reagim i BIK-ut ka ardhur pas deklaratës së hoxhës në lidhje me deklaratat e tij të fundit në një ligjëratë ku ka thënë se “në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”.

Lexoni të plotë njoftimin e BIK-ut:

Sot, Myftiu, Naim ef. Tërnava, në bazë të nenit 47.1. mbështetur edhe me nenin 45.1 dhe 45.3 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, nxori këtë Aktvendim me të cilin e suspendon nga puna, Irfan Hasan SALIHUN, imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizreni

Gjithashtu, ndaj të lartpërmendurit është iniciuar edhe masa për Komision Disiplinor, që pritet të mblidhet sapo lënda të kompletohet.

ht

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit