Digjet vetura e policit në Prizren

KALLXO.com ka kuptuar se të enjten është djegur vetura e një zyrtari policor në Prizren.Rasti i cili ka ndodhur në rrugën “Beteja e Llapushnikut” në Prizren është konfirmuar sot edhe nga zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është e vërtetë se i është vënë zjarri një makine të një pjesëtari të Policisë së Kosovës, mirëpo deri më tani motivet nuk dihen. Hetuesit regjionalë të Prizrenit janë duke hetuar rreth rastit” tha Gashi.Nën veturën e zyrtarit policor është vendosur një shishe molotovi, nga e cila ka filluar të ndizet goma e veturës.Pos dëmeve materiale, nuk ka asnjë person të lënduar….

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit