11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Bashkimi kërkon finalen e tretë të sezonit, Rahoveci të parën në histori të klubit

Basketbollistët e Bashkimit janë të vendosur që sa më shpejt të arrijnë në finale të plejofit të IP Superligës. Dhe për këtë u duhen tri fitore në gjysmëfinale ndaj Rahovecit.

Seria gjysmëfinale ndërmjet këtyre dy skuadrave nis të enjten me ndeshjen në “Sezai Surroi” të Prizrenit (19:30), shkruan sot Koha Ditore.

Ekipi që i pari siguron tri fitore kualifikohet në finalen e këtij edicioni, kurse gjysmëfinalet do të zhvillohen sipas formatit 2-2-1.

Pra, Bashkimi si skuadër më e ranguar gjatë pjesës së rregullt të kampionatit, dy ndeshjet e para i luan në terren të vetin, më pas radha është që dy ndeshje t’i organizojë Rahoveci, por seria mund të mbyllet pas ndeshjes së tretë nëse ndonjëra skuadër i fiton tri ndeshjet e para.

Në rast se edhe pas ndeshjes së katërt nuk është vendosur finalisti, atëherë ndeshja e pestë luhet në Prizren.

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Lajmet e Fundit